English

Policia e Shtetit: Vepruam me profesionalizëm

Tiranë, 21 janar 2011, NOA- Pak minuta më parë, një reagim zyrtar erdhi nga ana e Policisë së Shtetit. Nëpërmjet zëdhënëses, ky institucion theksoi se, “Grupet e protestuesve tentuan të hyjnë me forcë drejt Kryeministrisë, gjatë gjithë kohës policia e shtetit ka vepruar me profesionalizëm dhe gjakftohtësi”. Duke vijuar më tej deklaratën zëdhënësja u shpreh se, për pasojë janë plagosur 17 punonjës të policisë dhe janë dëmtuar rreth 100 të tjerë. Në komunikatë u bë me dije se, dy persona kanë shkuar të vdekur në Spitalin Ushtarak dhe një tjetër ndërroi jetë më pas. Policia e Shtetit iu bëri thirrje qytetarëve Shqiptar që të largohen nga aktet e dhunës. a.y/NOA

KOMENTE