English

PS, Pjerin Ndreu: Ka 3 njerëz të vrarë

Situatë kaotike te Kryeministria Tiranë, 21 Janar 2011 NOA – Pjerin Ndreu, një ndër personat që qëndron pranë kryesocialistit Edi Rama, deri para pak kohësh drejtor policie në disa zona të vendit, deklaroi se tre persona janë vrarë, që të tre civilë sipas tij, nga policia.

“Janë deri tani tre persona të vrarë”, deklaroi z.Ndreu.

Ndërsa i pyetur nëse është i sigurt në këtë deklaratë, shtoi: “Njëri më vdiq në dorë, akoma i kam duart me gjak. Një tjetër, i ka ngelur kufoma në rrugë”, deklaroi z.Ndreu.

e.r/NOA

KOMENTE