English

PS: Policia ushtron presion, bllokuan autobusët

Tiranë, 21 janar, NOA - Pas marrjes së masave nga Policia e Tiranës për demonstratën e sotme nuk ka munguar dhe reagimi i Partisë Socialiste. Anëtarja e Asamblesë së PS-së, Megi Ajtyresa tha pak minuta më parë në një deklaratë për mediat se “se policia po ushtron presion mbi operatorët e transportit inter- urban në kryeqytet”.

Ajtyresa tha se janë penguar autobusët e Shkodrës dhe të Lushnjës që të hyjnë në kryeqytet.

“Po ashtu po behën ndalime të shpeshta dhe kontrolle të pajustifikuara siç ka ndodhur në dalje te Shkodrës. Ky koalicion i turpit qeverisës nuk heq dorë asnjë çast nga paudhësitë dhe provokimet por asgjë nuk e ndal dot demonstrimin e zemëratës popullore”, tha ajo.

Sipas saj kjo është një mënyrë që tregon se Policia po ushtron presion për të mos lejuar pjesëmarrjen e qytetarëve në demonstratën e sotme në Tiranë.

“Për çdo shkodran, lushnjarë a qytetar tjetër të Shqipërisë të ndalur padrejtësisht në rrugë do vijnë në demonstratë edhe më shumë kryeqytetas. Sali është e kotë, hapi rrugë zgjidhjes politike, demonstratat fillojnë sot po nuk mbarojmë më pa u gjetur zgjidhja. E cila fillon me fundin e koalicionit të turpit dhe pranimin e zgjedhjeve të reja”, tha Ajtyresa.

a.k/NOA

KOMENTE