Boston, 21 Janar NOA - Qumështi dhe djathi janë aleatë të mëdhenj në parandalimin e diabetit të tipit 2. Është rezultati i një studimi të kryer në Shkollën Harvard të Shëndetit Publik në Boston. Hulumtuesit, të udhëhequr nga Dr Dariush Mozaffarian, kanë zbuluar produktet si djathi, qumështi dhe kosi jenë aleatë në luftën lundër diabetit të tipit 2. Pas shqyrtimit të 3.736 vullnetarëve për 20 vjet, duke pasur nën kontroll llojin dhe zhvillimin e sëmundjes, studiuesit kanë kuptuar se ka pasur një lidhje. Dhe kjo lidhje bën fjalë pikërisht për qumështin dhe produktet e qumështit. Faktikisht, personat që e konsumonin atë në një masë të caktuar kishin nivele të ulëta të kolesterolit dhe një rrezik më të ulët të diabetit me 60% më pak.
r.b/NOA