English

Rama: Nesër ditë zie, do të jem në krye të demonstratave‏

Tiranë, 21 Janar 2011 NOA - Për të katërtën herë kryetari i Partisë Socialiste ka dalë sot në media për të folur për herë të tretë nga selia e PS, për situatën e krijuar pas dhunës së sotme.

Rama ka theksuar se nesër do të jetë një ditë zie për nder të viktimave që vdiqën sot. Ai u shpreh se më vonë do të jetë vetë në krye të protestave.

“Unë e neverisë këtë regjim maskarenjsh. E ve vetëm time në funksion të një beteje që nuk do të ndalet”, tha Rama.

Nga ana tjetër Rama ka theksuar se është i gatshëm të përballet me drejtësinë duke theksuar se Presidenti dhe Prokuroria e Përgjithshme duhet të gjejnë provat dhe të nxjerrin të vërtetën për vrasjen e tre personave sot.

Duke u ndalur në deklaratat e kreut të qeverisë Rama tha se nuk ka asnjë skenar dhe se Berisha ka lexuar para medieve skenarin që kishte në vitin 1998 vetë. Ai tha se protestuesit kishin vetëm çadra dhe pankarta. “A pa ndonjë shenjë tjetër veç pankartave dhe çadrave, deri në çastin kur u shfaqën dhunshëm bombat me gaz lotsjellës”, tha Rama.

Ai shtoi se opozita nuk do të ndalet. “Ai shpifi për mua se po rrija të Kullat e Fidelit, unë bashkë me kolegët qytetarët u ndalëm në bulevard për shkak të sulmit barbar mbi presuesit. Kemi prova nga ato kamera të vendosura nga Luli i Saliut për të kuptuar se çfarë ka ndodhur”, tha Rama.

e.r/NOA

KOMENTE