English

Rama: Regjimi i turpit na tregoi drejtimin tonë. Do vazhdojmë më tej!

Tiranë, 21 janar 2011, NOA- Në daljen e dytë të tij brenda një ore kreu i opozitës Edi Rama, reagoi lidhur me humbjen e tre jetëve në protestë.

“Trishtim i thellë për humbjen e tre jetëve tërësisht të pafajshme, për shkak të një pushteti të kalbur dhe nën ethet për të qëndruar me çdo mjet në këmbë, nuk ngurron të tejkaloj ligjin. Shqipëria po e sheh përpjekjet e forcave policore, që pas përpjekjeve tona për qetësim, u çuan mbi ata që qetësisht po largoheshin, duke mësyr deri dhe në mjedise private, përballë godinës së atij që quhet Kryeministri i Shqipërisë, por që sot ka lyer duart me gjakun e shqiptarëve të pafajshëm”.

Duke vijuar më tej ai tha se, keqpërdorimi deri në ekstrem i atyre burrave që për një rrogë mizerabël punojnë dhe sakrifikojnë për bukën e gojës, është një keqpërdorim ii pafalshëm që bëhet nga qeveria.

“Mënyra se si u goditën protestuesit paqësor, është se si regjimi i turpit na tregoi as më shumë e as më pak, drejtësinë e rrugës sonë”, u shpreh ai.

Rama e cilësoi demonstratën si të kthyer në tragjedi nga një pushtet i kalbur deri në palcë.

Ai iu bëri thirrje organeve të drejtësisë që të vihen në lëvizje për të bërë ekspertizat për ato krime të ndodhura sot që ai i quajti, krime mirëfilli shtetërore.

Pasi ngushëlloi familjet e viktimave ai përfundoi duke thënë se, “Ne do të vazhdojmë më tej, o Shqipëri e lirë, o një popull i nënshtruar në thundrën e një pushteti të barbarizuar”.

a.y/NOA

KOMENTE