English

Rama: Turp për provokimin e turmës

Tiranë, 21 janar 2011, NOA-( Update )Kreu i socialistëve Edi Rama del për herë të parë në publik pas demonstratës famëkeqe të Opozitës së Bashkuar.

Në fjalën e tij para mediave ai tha se, “Në sytë e gjithë opinionit publik të gjithë e panë se sot në Rrugët e Tiranës, u derdh si asnjëherë tjetër 300 mijë qytetarë nga e gjithë Shqipëria nuk janë mbledhur bashkë dhe kur demonstrata filloi natyrshëm, me praninë e përfaqësueseve të PS-së, ata u provokuan rëndë u goditën me kamion ujëhedhës e me gaz lotsjellës e asfiksues”.

Më tej ai tha se, “Është turp për ata që për të mbajtur në këmbë pushtetin e tyre, provokuan gjatë gjithë ditëve dhe sot, mënyrën më të pamundur ku një masë gjigante qytetarësh që deri në fund tregoi se ishte aty për të ngritur zërin paqësisht. Unë do të kërkoja edhe publikisht siç kam bërë së bashku me kolegë dhe kolege por në këtë rast drejtpërdrejtë për të gjithë ata familjarë, prind e të afërm që kanë njerëzit në bulevard të bëjnë thirrjet e tyre për qetësi, siç po bëjnë prej orësh deputetë të PS për të zbutur gjakrat dhe për të qetësuar njerëzit”.

Ai tha se protestuesit u dhunuan nga lëvizjet më të çuditshme dhe joprofesionale të forcave të policisë, madje theksoi se: “Solidarizohem me ta për pozitën ku u vunë nga kjo qeveri që ka kaluar çdo cak në shkeljen e të gjitha normave të bashkëjetesës në këtë vend”.

Ai apeloi në vijimi të fjalës së tij: “Që i ashtuquajturi Kryeministër dhe e ashtuquajtura e Qeveri e këtij vendi, me provokime krejtësisht irracionale dhe krejtësisht të patolerueshme të kuptoj se, sot është më shumë se kurrë momenti për të gjetur rrugën e arsyes”.

a.y/NOA

KOMENTE