English

Reagon Greqia: Dhuna, goditje ndaj demokracisë

Athinë, 21 Janar 2011 NOA -

"Aktet e dhunshme të ditës së sotme në Shqipëri, nuk sollën vetëm vdekjen tragjike të tre njerëzve dhe plagosjen e shumë të tjerëve, por ishin edhe një goditje kundër demokracisë”.

Këtë pohim bëri Përfaqësuesi i Ministrisë së Jashtme të Greqisë, Grigoris Delavekuras i cili dha sonte një reagim mbi ngjarjet e ndodhura në Shqipëri ku të paktën tre persona gjetën vdekjen dhe rreth 100 të tjerë u plagosën në një demonstratë të përgjakshme të opozitës, citon agjencia e lajmeve NOA.

Delavekuras tha se “Shqipëria në këtë moment nuk duhet të rrëshqasë në dukuri dhune, nga kudo që vijnë ato”.

“Përkundrazi, është përgjegjësi historike e të gjitha forcave politike dhe shoqërore të vendit që të tregojnë vetëpërmbajtje”, - vijoi diplomati grek.

Ai shtoi se “mënyra e vetme për të dalë nga ngërçi qe pengon modernizimin dhe minon ecurinë normale te vendit drejt BE është zhvillimi i dialogut konstruktiv, në fryme pajtimi, brenda kuadrit te Kushtetutës dhe të ligjeve”.

“Greqia do të vazhdojë të monitorojë nga afër zhvillimet dhe të mbështesë këtë përpjekje”, - përfundon deklarata e diplomacisë greke.

n.s/e.r/NOA

KOMENTE