English

SHBA, BE, OSBE: Demonstrata nuk ishte paqësore

Tiranë, 21 Janar 2011 NOA - Ambasada e SHBA, Tiranë, Kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian, Tiranë dhe Prania e OSBE-së, Shqipëri sapo kanë dalë me një deklaratë zyrtare:

“Shprehim keqardhje të thellë që demonstrata e sotme në Tiranë nuk ishte paqësore dhe çoi në disa viktima. Dhuna dhe përdorimi i tepërt i forcës nuk mund të justifikohen dhe duhen shmangur Bëjmë thirrje urgjente për qetësi dhe përmbajtje nga të gjitha palët dhe qëndrimin e tyre larg provokimeve. Shqipëria është një vend demokratik, aspiron për anëtarësim dhe i ka institucionet e nevojshme demokratike. Për rrjedhojë, ripërsërisim thirrjen tonë për dialog konstruktiv dhe kompromis për të zgjidhur mosmarrëveshjet politike ekzistuese”.

e.r/NOA

KOMENTE