Tiranë, 21 janar 2011, NOA- Është konfirmuar viktima e parë nga protesta e opozitës. Sipas të dhënave paraprake mësohet se viktima është një i ri i seksit mashkull, por nuk bëhet ende i ditur emri dhe mosha e tij. Ndërkohë që janë pesë efektivë policie kanë përfunduar në spital me plagë nga protestuesit e dhunshëm që hodhën gurë, shkopinj druri, e mjete të tjera të forta në drejtim të forcave të rendit. Sipas të dhënave paraprake mësohet se njëri prej efektivave të policisë është në duart e mjekëve dhe ndaj tij po kryhet një ndërhyrje kirurgjikale a.y/NOA