Tiranë, 21 Janar 2011 NOA – Një grup të rinjsh pranë Kryeministrisë, në këto çaste janë duke qëlluare me ç’të mundin forcat policore të cilat janë të pajisur me skafandra dhe helmeta, në përpjekje për të mos u dëmtuar nga goditjet me mjete të forta.
Është fare e qartë, se skenari i paralajmëruar po ndodh: Njerëz brenda tubuesve janë duke qëlluar me sa të mundin forcat policore, duke synuar të shtyjnë gardhin policor që ndodhet në ruajtje të Kryeministrisë.
Një numër të rinjsh janë maskuar me shalle në kokë, duke synuar të shmangin filmimin nga kamerat policore.
Para pak çastesh pati dhe shpërthim të një lënde plasëse por në masë shumë të vogël që thjesht shkaktoi pak tym.
Ndërkohë një burrë në moshë të thyer i është drejtuar forcave policore dhe u tregon kamerave fytyrën të mbuluar në të kduke thirrur se është gjakosur, por nuk është e qartë nëse kemi të bëjmë me pasoja goditjeje.
Këto ditë, drejtues të opozitës kanë deklaruar disa herë se këtë dmeonstratë që kanë organizuar, nuk mund ta përmbajnë nëse do të ketëe shpërthim dhune.
e.r/NOA Vijon...