English

Vetëvritet mamaja e modeles që vuante nga anoreksia

SHBA, 21 Janar NOA - Nëna e Isabelle Caro, modelja që u nda nga jeta si pasojë e anoreksisë në muajin nëntor, nuk e ka duruar dot dhimbjen dhe është vetëvrarë. Lajmi është bërë i ditur nga bashkëshorti i saj Christian: “Gruaja ime ka kryer vetëvrasjen javën e kaluar – tha ai për gazetën zvicerane 20 Minuten - nuk arrinte dot të gjente një arsye për vdekjen e Isabellës.

Ajo ka marrë përsipër faje të tmerrshme, veçanërisht pasi e detyroi ate të shtrohej në spital. Isabelle vdiq më 17 nëntor, në moshën 28-vjeçare, në spitalin Bichat, ku ajo ishte shtruar për dehidratim të rëndë. “Marie ndihej në faj pasi e kishte çuar atë në spital”, - pohoi Kristian Caro.

r.b/NOA

KOMENTE