English

Zogaj: Vdes i katërti i demonstratës së opozitës

Tiranë, 21 Janar 2011 NOA – Ka vdekur dhe një person në Spitalin Ushatark duke e çuar në katër, numrin e të vdekurve të demonstratës së sotme në kryeqytet që precipitoi në dhunë tragjike e cila solli edhe plagosjen e rreth 100 personave të tjerë, shumica civilë.

Prec Zogaj duke folur ne interviste ne "Opinion" deklaroi se ka humbur jetën para pak çastesh edhe Aleksandër N., lindur e banues në Lezhë.

Ai shtoi se vdekja e A.N, vjen pasi u konfirmua më herët vdekja e Ziver Veizit nga Gjirokastra, Hekuran Dedës nga Dibra dhe një person tjetër i cili u dërgua në morg por nuk kishte mjet identifikimi.

Por burime zyrtare nga Spitali Ushtarak i thanë agjencisë NOA se personi qe deklaroi Zogaj si i vdekur, ne fakt ndodhet ne vdekje klinike.

e.r/NOA

Lexoni gjithçka mbi ngjarjet e sotme

Ngjarjet hap pas hapi 1

Ngjarjet hap pas hapi 2

KOMENTE