Tiranë, 21 janar 2011, NOA- Zëvendësdrejtori i Spitalit Ushtarak deklaroi pak minuta më parë bilancin e saktë të numrit të personave që po mjekohen atje. Në fjalën e tij për mediat ai tha se, janë 31 civilë të cilët po mjekohen në spital, ku në radhët e tyre tre persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është në gjendje të rrezikshme për jetën. Ndërkaq janë 27 policë të plagosur, dhe njëri ndër ta është në gjendje të rëndë pasi rrezikon mpiksje të gjakut në tru. Zëvendësdrejtori i Spitalit Ushtarak deklaroi se pjesa e konsiderueshme e tyre ishte goditur me armë zjarri, ndërsa policët ishin goditur me mjete të forta. a.y/NOA