English

Zyrtare: Tre të vdekur, një në koma, 81 të plagosur

Tiranë, 21 Janar 2011 NOA – Tre persona kanë vdekur, një i katërt ndodhet në gjendje koma e po ashtu një i pestë po lufton me vdekjen në spital, ky i fundit, punonjës rendi.

“Deri në orën 19.2 në Spitalin Ushtarak janë paraqitur 31 civilë dhe 27 punonjës policie”, deklaroi para pak çastesh nëndrejtori i Spitalit Ushtarak të Tiranës.

Ai pohoi se tre persona kanë vdekur, kurse një i katërt është në reanimacion. Po ashtu një punonjës policie ndodhet në gjendje të rëndë.

Sakaq, në QSUT gjenden 26 persona të plagosur nga të cilët nëntë janë punonjës policie dhe 17 civilë.

e.r/NOA

KOMENTE