English

AI: Të hetohet urgjentisht mbi vdekjet në demonstratë

Uashington, 22 janar, NOA – Autoritetet shqiptare duhet të hetojnë sa më parë vdekjet e raportuara të tre njerëzve gjatë demonstratës së djeshme në Tiranë.

Ky ka qenë qëndrimi i mbajtur nga Organizata Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, Amnesty International, përmes një deklarate të posaçme.

“Policia ka të drejtë të ruajë rendin dhe të mbrojë publikun, por ajo nuk duhet të përdorë forcë të tepruar kundër atyre që ushtrojnë të drejtën e tyre të ligjshme për të protestuar”, bëhet me dije të jetë shprehur tha Andrea Huber, zv/drejtore e sektorit të Evropës dhe Azisë Qendore të kësaj organizate.

n.e/NOA

KOMENTE