English

Erler: BE, vetëm sa mund të bëjë apel

Berlin, 22 Janar 2011 NOA - Evropa vetëm mund të apelojë që të punohet për çtensionimin e situatës në Shqipëri. Kështu pohon politikani gjerman i partisë socialdemokrate dhe ekspert i Ballkanit, Gernot Erler.

Ai komentoi sot për radion Dojçe Vele, faktin se si pasojë e protestave të dhunshme që u mbyllën dje në orët e vona të pasdites në Tiranë, kanë humbur jetën të paktën tre vetë dhe janë plagosur mbi 55 të tjerë.

Lidhur me këtë ngjarje Erler tha: "Jam shumë i tronditur nga lajmet që kam marrë, për ngjarjet e ditëve te fundit pas një eskalimi që vazhdon prej kohësh. Këto pamje dhe lajme janë shumë problematike për Evropën, por edhe për prestigjin e Shqipërisë”.

“Për këtë arsye, - Erler tha se “shpresoj dhe apeloj ndaj të gjitha palëve që të praktikojnë tani një kulturë të çtensionimit të situatës, kjo është ajo për të cilën kemi nevojë tani”.

Erler tha se apeli i tij i drejtohet jo vetëm strukturave shtetërore, përfaqësuesve të qeverisë por edhe opozitës.

“Tani duhet të ndjekur rruga e deeskalimit dhe mospërdorimit të mëtejshëm të dhunës që të mos ndodhin tragjedi të tjera në Shqipëri, si kjo që momentalisht ka irrituar Evropën dhe që mund të dëmtojë rrugën e mëtejshme të Shqipërisë drejt BE-së. Në një situatë të tillë, Evropa vetëm mund të apelojë që të punohet për çtensionimin e situatës. Mundësi të drejtpërdrejta të ushtrimit të ndikimit BE nuk ka”, - përfundoi Erler.

e.r/NOA

KOMENTE