English

Gazetarët: U dhunuam në demonstratë

Tiranë, 22 janar 2011 NOA - Unioni i Gazetarëve Shqiptarë shpreh brengën e vet për ngjarjet e rënda të ditës së premte 21 janar 2011 në qendër të kryeqytetit shqiptar, ku u dëshmua se si e poshtëron, e dhunon dhe e përgjak demokracinë e vendit politika dhe klasa jonë politike.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë denoncon ashpër dhunën e egër, brutalitetin dhe veprimin shtazëror mbi gazetarë, operatorë dhe mjetet e disa mediave të cilat po kryenin punën e tyre për pasqyrimin e asaj që po ndodhte në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

“Ne gjejmë rastin të shprehim vlerësimin më të lartë për kurajën dhe guximin profesional të mediave shqiptare dhe sidomos të dhjetëra reporterëve dhe fotoreporterëve që në rrezikun e madh për jetën dhe nën kërcënimin e pashembullt të asaj dite, nuk reshtën së pasqyruari me profesionalizëm dhe qytetari, ngjarjet dhe imazhet e rënda të së premtes nga Bulevardi në qendër të kryeqytetit shqiptar”, - pohon Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.

Organizata mediatike shpreh dhimbjen e vet për keqtrajtimin deri në përgjakje të kolegëve dhe anëtarëve të UGSH-së, gazetarit Fatos Mahmutaj, Eneid Janina dhe Elton Dono të cilët ndërsa po përcillnin në terren atë që po ndodhte përballen me goditjet e pamëshirshme të forcave policore, specialë dhe jo të tillë të cilët edhe pas pohimeve të kolegëve se janë si ata në krye të detyrës, janë dhunuar e përgjakur duke u shkaktuar trauma dhe hematoma të rrezikshme.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë u drejtohet:

Ministrit të Brendshëm, zotit Lulëzim Basha,

Drejtorit të Përgjithshëm të Shtetit, zotit Hysni Burgaj

Prokurores së Përgjithshme, zonjës Ina Rama.

Të reagojnë sa më parë për ndëshkimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të atyre punonjësve të policisë së shtetit për këtë dhunë barbare mbi gazetarët, dhunë e cila rikthen kujtime të hidhura të një historie që ishte harruar prej vitesh.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, shpreh solidaritetin e fuqishëm më kolegët e dhunuar dhe u ofron atyre gatishmërinë për të hapur dhe ndjekur procesin e ballafaqimit të dhunuesve me uniformë, me ligjin dhe drejtësinë.

e.r/NOA

Lexoni gjithçka mbi ngjarjet e sotme

Ngjarjet hap pas hapi 1

Ngjarjet hap pas hapi 2

KOMENTE