Tiranë, 22 Janar 2011 NOA - Një grup deputetësh të mazhorancës përbërë nga Aldo Bumçi, Mesila Doda, Gent Strazimiri, dhe Fatos Hoxha, vizituan sot anëtarët e forcave të rendit, të cilët u plagosën dje gjatë protestës së opozitës.
Deputetët e mazhorancës vlerësuan dhe shprehën mirënjohje të thellë për qëndrimin e forcave të rendit në mbrojtje të institucioneve dhe rendit kushtetues.
Në emër të grupit të mazhorancës, deputeti A. Bumci u shpreh se shkuan atje, për të vizituar punonjësit e policisë, të cilët janë plagosur nga dhuna e frymëzuar dhe e nxitur nga kryetari i PS Edi Rama.
“Ka një fajtor, Edi Rama, kryetar i PS, personi, i cili frymëzoi dhe organizoi këtë. Në Tiranë dje mbizotëronte paniku, rrugët ishin boshatisur; Tirana ishte një qytet në ankth dhe terror nga kryetari i bashkisë dhe kryetari i opozitës””, - tha Bumçëi.
Më tej, ai shtoi: “Dëshiroj të shprehim mirënjohje, respekt, dhe vlerësimin punonjësve të policisë, për qëndrimin e tyre për vlerat dhe profesionalizmin që treguan. Mendja dhe zemra e të gjithë qytetarëve shqiptarë nga Kondispoli në Vermosh, ka qenë me ta dhe me mijëra ishin qytetarët, që do të donin të ishin në krah të tyre”, - tha Bumçi.
Kurse shtoi: “Policët ishin dje qytetarët e parë të vendit. Të gjithë qytetarët e Shqipërisë, pa dallim bindjesh politike nga Veriu në Jug janë ndjerë të sigurt, në shtëpitë e tyre, për shkak të mbrojtjes nga ana e policisë, të institucioneve të vendit , të rendit kushtetues lirive dhe të drejtave themelore të tyre”.
Bumçi tha më pas se “ndajmë dhimbjen me familjet e viktimave dhe u shprehim atyre ngushëllimet tona” dhe se “lutemi Zotit, që djalit nga Lezha, të kalojë këtë moment të vështirë dhe të rikthehet në jetë”.
e.r/NOA
Lexoni gjithçka mbi ngjarjet e sotme
Ngjarjet hap pas hapi 1
Ngjarjet hap pas hapi 2