Tiranë, 22 janar, NOA – Mjaft qytetarë janë duke zhvilluar homazhe gjatë këtyre momenteve në sheshin para Kryeministrisë, atje ku humbën jetën 3 persona gjatë demonstratës së organizuar nga opozita.
Ka qenë Lëvizja MJAFT që e njoftoi zhvillimin e këtyre homazheve dhe aktualisht atje janë duke ndezur qirinj shumë qytetarë.
Ata po vendosin edhe lule në vendin u u zhvilluan përleshjet mes qytetarëve dhe policisë.
“Fjalët janë të tepërta para asaj ç’ka pamë dhe atyre që ndodhën.
Duhet të reflektojmë në mënyrë që të ndërtojmë të ardhmen”, tha përfaqësuesi i Lëvizjes MJAFT, lidhur më një akt të tillë, Laert Kola.
Sipas tij, qeveria duhet të jetë në funksion të popullit dhe jo populli në funksion të qeverisë.
n.e/NOA