English

Jesse James, shumë shpejt drejt altarit

SHBA, 22 Janar NOA - Unaza e fejesës në tapetin e kuq të çmimeve të Golden Globe nuk ka kaluar pa u vënë re. Megjithatë dasma ndërmjet Kat Von D dhe Jesse James mbetet ende e gjitha për tu organizuar. Ndërkohë ish-burri i Sandra Bullock ka përcaktuar vitin 2010 si më të mirin e jetës së tij.

“Kam rënë në dashuri me miken time më të mirë” ,- tha James për revistë “Pepole” duke folur në lidhje me historinë e tij të dashurisë me tatuatoren e tij. “Jam shumë i kënaqur që përgjigja ishte pozitive ndaj propozimit tim për martesë – tha James në këtë deklaratë – Është një grua e mrekullueshme, e cila më ka mbështetur dhe në momentin kur e gjithë bota më kishte kthyer shpinën”.

r.b/NOA

KOMENTE