English

Klum shkëlqen në shtator, nxjerr në treg parfumin

E shtunë, 22 janar 2011, NOA- Modelja gjermane, Heidi Klum ka nënshkruar kontratë me firmën Coty Beaty për të krijuar parfumin e saj të ri të titulluar “Shine”, i cili do të jetë në shitje prej shtatorit. “Heidi ka një pozicion unik në treg. Ajo nuk është thjeshtë një supermodele apo yll, ajo është një grua e biznesit. Ajo është e shumëanshme, ne planifikojmë të krijojmë një parfum i cili do të reflektojë të gjitha anët e saj”, u shpreh përfaqësuesja e kompanisë në fjalë Coty Beaty. Klum ka arritur marrëveshje me firmën Coty Beaty për të hedhur në treg parfumin e saj, i cili do të quhet “Shine”. a.y/NOA

KOMENTE