English

Komisioni Amerikan i Helsinkit: Dhuna nuk duhej të ndodhte

Uashington, 22 janar, NOA – Pasi ka dalë me një deklaratë kundërshtuese ndaj akteve të dhunës së ushtruar në demonstratën e djeshme të opozitës Departamenti Amerikan i Shtetit, edhe udhëheqësit amerikanë të Komisionit për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë, Komisionit të Helsinkit, kanë bërë të njëjtën gjë.

Përmes një deklarate për shtyp, ata shprehën keqardhjen e tyre të thellë për demonstratën e djeshme në Tiranë e cila la katër të vrarë dhe dhjetëra të plagosur.

“Është për të ardhur keq, që disa njerëz zgjodhën taktikat e dhunës në vazhdën e retorikës së acaruar politike. Ata zgjodhën të mospërfillnin thirrjet e bëra nga ambasada amerikane në Tiranë dhe të tjera, për shprehjen paqësore të pikëpamjeve politike. Ashtu siç u shpreh me të drejtë ambasada, populli shqiptar meriton kushte më të mira”, tha

kryetari i komisionit, senatori Benjamin Kardin.

Sipas tij, plagosjet dhe vrasjet në Tiranë nuk duhet të kishin ndodhur.

n.e/NOA

KOMENTE