English

Kongresmeni Engel: Dhuna e djeshme, për të ardhur keq

Uashington, 22 janar, NOA - Dhuna e ushtruar ditën e djeshme në demonstratën e organizuar nga opozita shqiptare, është për të ardhur keq.

Ky ka qenë qëndrimi i deklaruar rreth ngjarjeve tragjike të ndodhura dje në Tiranë, nga anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve dhe kryetar i grupit të çështjeve shqiptare në Kongresin amerikan, Eliot Engel.

"Jam thellësisht i dëshpëruar për humbjen e jetëve dhe u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjeve të viktimave", tha Engel.

Më tej, ai u bëri thirrje të gjitha palëve politike që të zgjidhin mosmarrëveshjet në mënyrë paqësore dhe nëpërmjet dialogut.

Në fund, kongresmeni Engel u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të tërhiqen menjëherë nga tensione të tilla tejet të dëmshme dhe t`i zgjidhin mosmarrëveshjet në rrugë paqësore dhe pa gjakderdhje.

n.e/NOA

KOMENTE