Bruksel, 22 janar 2011, NOA – Pas degjenerimit të demonstratës së djeshme në akte dhune ku u shënuan edhe vrasja e tre demonstruesve me armë zjarri, ka reaguar sot edhe Kryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian për vendet e Europës Jug-Lindore, Eduart Kukan i bëri thirrje mazhorancës dhe opozitës shqiptare të gjejnë gjuhën e përbashkët të kompromisit e të distancohen nga aktet e dhunës. “Dënoj me forcë dhunën që u ushtrua në Tiranë gjatë demonstratës së thirrur nga opozita dhe që I kushtoi jetën disa qytetarëve të pafajshëm”, theksoi në një deklaratë për shtyp, zoti Kukan. Ai i bëri thirrje politikanëve të të dyja palëve që të përdorin autoritetin e tyre për të ulur tensione politike dhe të mos cytin përshkallëzimin e dhunës në vend, port ë gjejnë mënyrën për të arritur një zgjidhje për t’i dhënë fund ngërçit të tejzgjatur politik. “Në këtë moment kritik, politikanët duhet të tregojnë pjekuri dhe të gjejnë kompromis brenda institucioneve demokratike, pasi sikundër paralajmëroi eurodeputeti Kukan, ngërçi i pazgjidhur politik prej zgjedhjeve të 28 qershorit të 2009-ës po dëmton Shqipërinë në progresin e saj drejt integrimit europian. mit/NOA