English

Meta: Rama kreu puç politik, gjakosi Tiranën

Tiranë, 22 janar, NOA – Skenari i parashikuar nga Rama dhe banda e tij për demonstratën e djeshme, ka qenë më i keq se ai që u shfaq në bulevardin kryesor të këtij vendi.

Kështu pohoi sot gjatë një deklarate për shtyp, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta.

Sipas tij, kryesocialisti Rama dogji dhe gjakosi dje Tiranën dhe se prokuroria duhet të hetojë sa më shpejt për ngjarjen.

“Dhuna e djeshme u mirëorganizua nga Rama”, deklaroi ai në mënyrë mjaft të ashpër.

Duke shtuar se ndaj forcave të policisë, u ushtrua dhunë.

“Dje Rama nxori fytyrën e tij të vërtetë, në ato skena ishte fytyra e vërtetë e Edi Ramës”, tha Meta.

Sipas kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, dje u organizua një puç i hapur politik, duke synuar marrjen e pushtetit me dhunë dhe me çdo kusht.

“Rama kishte dërguar në atë demonstratë kriminelë”, tha Meta ... (vijon)

n.e/NOA

KOMENTE