English

Parashikimi i motit për nesër

Tiranë, 22 Janar 2011 NOA - Edhe ne mëngjesin e se dielës i gjithë vendi do te jete nen dominimin e vranesirave dhe reshjeve te shiut te cilat do te jene me intensitet te ulet ne bregdet dhe zonat e ulta.

Ndërsa ne zonat malore do te kete reshje me intensitete mesatare por do te kete edhe reshje te pakta debore. Duke ju afruar oreve pjesa me e madhe e vendit do te jete me reshje shiu dhe debore.

Shqipëria

Sipas MeteoAlb, pasditja do te sjelle dobesim te ndjeshem te vranesirave dhe reshjeve te shiut dhe te debores Ku ne Shkoder, Lezhe, Durres, Vlore, Sarande, si edhe ne kryeqytet do te kete shira te dobet.

Ndersa reshje te pakta debore do te kete ne Puke, Kukes, Peshkopi, Bulqize, po ashtu edhe ne Pogradec, Korçë, Erseke dhe Bilisht. Ne te njejtat kushte atmosferike do te mbetemi gjate nates dhe deri mengjesin e se henes.

Temperaturat ajrit do te qendrojne konstante ne mengjes por mesdita do te sjelle nje renje te ndjeshme temperaturave ne te gjithe vendin.

Era do të fryje mesatare ne toke ne det me shpejtesi 40 km/h dhe drejtim verilindor, kjo do te beje qe dallgezimi ne det te arije deri ne 4 balle.

Europa

Ne jugperendim te Europes do te pozicionohen qendra te presionit te ulet atmosferik te cilat do te sjelle vranesira dhe reshje shiu e debore, te cilat do te zgjasin gjate gjithe dites.

Gjithashtu edhe Gadishulli i Ballkanit do te vioje me reshje shiu dhe dëbore me intensitetet mesatar te cilat do te shoqerohen me shkarkesa rrufesh.

Ndersa juglindja, Qendra e kontinentit do te karakterizohen nga moti i qëndrueshëm me kthjellime dhe vranesira kalimtare. Problematike per keto zona do te paraqitet mjegulla e dendur ne oret e para te mengjesit e cila do te largohet gjate dites.

Ngjarje ekstreme në Europë:

Ballkani Perendimor do te alarmoje reshje shiu dhe debore, rrufe;

Spanja dhe Portugalia do te rrezikohen me rrebesh shiu dhe stuhi ere.

Norvegjia do te rrezikohet per reshje debore dhe stuhi ere.

e.r/NOA

KOMENTE