English

Pasqyra e Shtypit, 22 Janar 2011

Tiranë, 22 Janar, NOA - Gazetat shqiptare janë të mbushura kryesisht me artikuj analitikë dhe pasqyrues të gjithçka ndodhi dje në demonstratën e paralajmëruar të opozitës. Dhuna e shpërthyer, viktimat, të plagosurit, shoqëruar me të gjitha reagimet e institucioneve zyrtare vendase, por edhe ato ndërkombëtare.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “VRASËS”, i cili shoqërohet me dy foto në titull, përkatësisht të kryeministrit Berisha dhe ministrit të Brendshëm, Basha.

“Plumba mbi qytetarët, katër të vdekur, dhjetëra të plagosur poshtë zyrës së Sali Berishës”, është një artikull që citon incidentin e djeshëm para Kryeministrisë.

“Të gjitha detajet e masakrës/ Gjithçka ndodhi dje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor titullin “Përleshje me Policinë/ Demonstruesit e PS sulmojnë Kryeministrinë, 3 të vrarë”, i cili flet për bilancin e djeshëm të demonstratës së organizuar nga opozita.

“Prova filmike për vrasjen para Kryeministrisë”, është një tjetër artikull i gazetës.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Nga Ilir Kulla – Unë dje isha polic”; “Nga Ermal Hasimja: Frikë Neveri dhe Turp” etj.

“Gazeta Shqiptare” ka si artikull kryesor “Vrasje nga Kryeministria”, i cila citon detajet e një vrasje të ndodhur dje para Kryeministrisë, gjatë përleshjes së demonstruesve me forcat e policisë.

“Ekspertiza e spitalit: Viktima ka në kokë një metal 10-15 mm ” është një artikull tjetër i kësaj gazete, që shoqëron atë kryesor.

Kurse “Berisha: I vrau Edi Rama/ Rama: Opozita sot në zi, nesër do jem në krye”, flet për reagimin e dy liderëve të politikës, për gjithçka ndodhi dje në demonstratë.

E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor “E Premte e Zezë, 21 Janar 2011”, i cili paraqet një artikull sinjifikues për çka ndodhi dje në demonstratën e opozitës.

“BE dhe SHBA: Riktheni urgjent dialogun politik në vend” është një tjetër artikull kryesor i kësaj gazete, i cili citon deklaratat e ndërkombëtarëve për ngjarjen.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Prokuroria hap hetimet për Gardën, policët dhe civilët”, “Cilët janë viktimat e Dëshmorëve të Kombit” etj.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin “Terror në Tiranë/ 3 të vdekur, 86 të plagosur”, i cili pasqyron demonstratën e djeshme para Kryeministrisë, të organizuar nga opozita.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Berisha: Demonstrata, një sekanr Rama-Ruçi-Gjinushi”.

Një tjetër artikull i kësaj gazete është ai me titull “Departamenti Amerikan i Shtetit: U zhgënjyem, demonstrata nuk ishte paqësore”.

Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Shtunë, 22 Janar 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

KOMENTE