English

PDI: Dhuna ndaj institucioneve e pajustifikuar

Tiranë, 22 janar 2011, NOA- Partia për Drejtësi dhe Integrim reagoi ditën e sotme për ngjarjet që tronditën Kryeqytetin Shqiptar.

Nëpërmjet një deklarate për mediat kjo parti shprehu keqardhje të thellë për viktimat dhe aktet e dhunës që u shënuan dje gjatë demonstratës së opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Në deklaratë thuhej se, “Në këto kushte i bëhet thirrje palëve politike të ruajnë qetësinë dhe organeve të ligjit të hetojnë pa humbur kohë dhe me profesionalizëm për zbardhjen e plotë të ngjarjeve. Shqipëria nuk meriton të përflitet në mediat ndërkombëtare si një vend i destabilizuar dhe shqiptarët meritojnë një të ardhme më të mirë në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian”, duke dënuar në vijim dhunën e pajustifikuar që u ushtrua ndaj institucioneve të shtetit shqiptar.

a.y/NOA

KOMENTE