English

Policia: Arrestohet protestuesi i armatosur

Tiranë, 22 janar 2011, NOA- Drejtori i Policisë së Tiranës Saimir Muça deklaroi pak më parë se lidhur me demonstratën e djeshme është arrestuar një person i cili ka qëlluar me armë në protestë. Gjatë fjalës së tij Muça tha se, “Strukturat e hetimit dhe të krimit nga analizat që vazhdon të bëjë ka bërë të mundur identifikimin e Gjin Pjetër Ndreu, lindur dhe banues në Shkodër, i cili ka qenë i armatosur me armë zjarri, tip pistoletë, dhe nga pamjet është evidentuar se po tentonte të hynte në Kryeministri”. Më tej ai pasqyroi me pamje identifikimin e Ndreut. a.y/NOA

KOMENTE