Shkodër, 22 janar 2011, NOA- Mbrëmjen e djeshme ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës një person i shpallur në kërkim.
Pjetër Fusha 26 vjeç banues në fshatin “Ndreaj”, komuna Shosh i rrethit të Shkodrës, u ndalua sepse ishte person i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Shkodër, për vjedhjen e banesës së shtetasit Pep Livadhi.
Ndalimi i Fushës u bë nga postoblloku i policisë Bushat, pasi kthehej nga demonstrata e ditës së djeshme.
a.y/NOA