English

Rama: Demonstruesit u dënuan me vdekje

Tiranë, 22 janar 2011, NOA – Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka dënuar sot vrasjen e tre demonstruesve, duke theksuar se shteti i dënoi ata me vdekje. Shefi i selisë rozë në një konferencë për shtyp i kërkoi prokurorisë të bëjë një hetim të pavarur dhe të nxjerrë para drejtësisë ata që guxuan të shtien mbi demonstruesit e pafajshëm, të cilët sipas Ramës u ngritën për të kundërshtuar këtë pushtet të Sali Berishës, i kthyer në një kusarizëm. Kryetari i PS-së, theksoi bëri me dije se demonstruesit nuk ishin kriminelë, dhe ishin të parrezikshëm. Ai akuzoi policinë se ka keqpërdorur situatën, duke përdorur armë ndaj qytetarëve, të cilët u përleshën me gurë. “Demonstruesit evropianë nuk vriten, deklaroi kryesocialisti Edi Rama, ndërkohë që i bëri thirrje qeverisë të kthehet në shërbim të popullit, e jo të jetë kusar i tij. “Sot është një ditë zie për shqiptarët”, shtoi shefi i opozitës, i cili shprehu sakaq edhe solidaritetin e tij me policët e plagosur. Rishtas një ditë pas demonstratës kryetari i PS-së, Edi Rama akuzoi qeverinë se gojët e liga të kusarëve i janë vërsulur opozitës për ta fajësuar atë. mit/NOA

KOMENTE