English

Rama, homazhe për tre të vrarët e demonstratës

Tiranë, 22 Janar 2011 NOA - Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, së bashku me të gjithë grupin parlamentar të PS, kryen homazhe tek vendi i demonstratës së djeshme duke ndaluar parullat politike.

Sot në orën 13:00 u bashkuan me kreun e Partisë Socialiste edhe drejtues të tjerë të opozitës si Paskal Milo, Nard Ndoka, Skënder Gjinushi, Spartak Ngjela, Preç Zogaj, Ervin Mete, e të tjerë, të cilët gjithashtu paraqitën homazhe në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Bashkë me drejtues të tjerë të lartë të kësaj force, Rama dhe ata që e shoqëronin, paraqitën homazhe përpara kryeministrisë, në vendet ku u vranë 3 nga demonstruesit e 21 Janarit.

Në homazhe u ndaluan sloganet politike dhe parullat, ndërsa qindra qytetarë e liderë të opozitës shprehën nderimin e tyre për të rënët e demonstratës së 21 Janarit me heshtje, lule e qirinj.

Me kortezhin u bashkuan edhe disa qindra qytetarë të cilët ecën në heshtje përgjatë bulevardit, deri tek kryeministria e më pas vendosën lule e qirinj pranë vendeve ku tre nga demonstruesit gjetën vdekjen, sipas zyrës për shtyp të PS, si pasojë e plumbave të efektivave të Gardës së Republikës.

e.r/NOA

KOMENTE