Ankara, 22 Janar 2011 NOA – Përmes një deklarate shtypi, Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë shprehet sot se ka mësuar me keqardhje se gjatë demonstratës së zhvilluar në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, humbën jetën tre persona dhe e plagosën dhjetëra shtetas shqiptarë.
“Me këtë rast i shprehim ngushëllimet popullit mik dhe vëlla shqiptar dhe urojmë shërim të shpejtë për të plagosurit”, - thotë MPJ turke.
Kurse përfundon reagimin e saj: “Shpresojmë se përballë këtyre zhvillimeve populli shqiptar do të veprojë me pjekuri demokratike, sipas normave kushtetuese dhe me maturi dhe se kriza aktuale do të zgjidhet me qetësi dhe dialog”.
e.r/NOA
Lexoni gjithçka mbi ngjarjet e sotme
Ngjarjet hap pas hapi 1
Ngjarjet hap pas hapi 2