English

Thirrja e OSBE: Pas dhunës, jini konstruktivë

Tiranë, 22 janar 2011/ Update Ervin Tirana– Ambasadori Eugen Wollfarth, Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, u bën thirrje liderëve të vendit të veprojnë në mënyrë konstruktive e të tregojnë lidership pas përplasjeve të dhunshme që morën disa jetë.

“Ndonëse e drejta për protestë paqësore është thelbësore për një qeverisje demokratike, ruajtja e rendit publik dhe sundimit të shtetit ligjor janë po aq të nevojshme për mbrojtjen e të drejtave të të gjithë qytetarëve. Hetimi zyrtar i ngjarjeve të dhunshme duhet të lejohet të vazhdojë pa asnjë lloj ndërhyrjeje,” tha Wollfarth.

“Ashpërsimi i mëtejshëm i ligjëratave politike publike – qoftë përmes medias, qoftë përmes ngjarjeve të organizuara masive publike të planifikuara gjatë ditëve dhe javëve në vazhdim – vetëm sa mund ta rëndojë një situatë tashmë të tensionuar. Gjithë drejtuesit e vendit, si në qeveri ashtu edhe në opozitë, duhet të veprojnë në mënyrë konstruktive dhe të dëshmojnë lidership në rikthimin e besimit publik dhe politik, në mënyrë që vendi të përqendrohet në qëllimet e tij kombëtare strategjike”.

e.r/NOA

Lexoni gjithçka mbi ngjarjet e sotme

Ngjarjet hap pas hapi 1

Ngjarjet hap pas hapi 2

KOMENTE