English

Topalli: Rama përdori si mish për top fëmijët, burrat dhe vëllezërit tanë

Tiranë, 22 janar 2011, NOA- Kreytarja e Parlamentit Jozefina Topalli doli pak minuta më parë para medias, për të drejtuar një mesazh dhimbjeje dhe shqetësimi shqiptareve, si grua dhe si nënë. Gjatë fjalës së saj ajo tha se, “Në radhë të parë grave dhe nënave që me pikëllim kanë ndjekur shpërthimin e dhunës se verbër, që tmerroi të gjithë shqiptarët dhe i ktheu ëndrrat tona vite mbrapa. Dhuna e verbër dhe thirrjet për gjak qe s’kanë të ndalur, kërkojnë të bëjnë pre jetën tonë, dhe të fëmijëve tanë. Mos i dëgjoni ata!” Duke vijuar më tej Topalli u shpreh se, lideri që vë përpara fëmijët tuaj për t’i përdorur si mish “për top” nuk duhet dëgjuar! “Udhëheqësi që mbështetësit i shtyn ne krim dhe pastaj i nxjerr në pritë duhet përçmuar! Politikani, që thjesht dhe vetëm për karrigen e tij kërkon jetën e fëmijëve tanë, qofshin këta police a protestues, duhet izoluar”, deklaroi kryeparlamentarja. Ajo ju drejtua, nënave, motrave e grave shqiptare, dhe të gjitha atyre qe u është dridhur zemra për bijtë, vëllezërit, burrat në të dyja anët e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke thënë se është koha për t’i dhëne fund dhunës e për t’i bere thirrje arsyes! Ajo e mbylli fjalën e saj duke thënë se, “Ai që refuzon të kryej detyrat e liderit, ai që fshihet pas xhamave të errëta të lokaleve luksoze ka objektiv dhunën, shkatërrimin e institucioneve, prishjen e paqes dhe të qetësisë se çdo familjeje shqiptare, dhe këtë kërkon ta bëjë duke përdorur si mish për top fëmijët, burrat, vëllezërit tanë”. a.y/NOA

KOMENTE