English

Wollfarth: Politika të rikthejë besimin në popull

Tiranë, 22 janar 2011, NOA- Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri u bën thirrje liderëve në vend të veprojnë në mënyrë konstruktive pas dhunës.

Ambasadori Eugen Wollfarth, Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, u bën thirrje liderëve të vendit të veprojnë në mënyrë konstruktive e të tregojnë lidership pas përplasjeve të dhunshme që morën disa jetë.

“Ndonëse e drejta për protestë paqësore është thelbësore për një qeverisje demokratike, ruajtja e rendit publik dhe sundimit të shtetit ligjor janë po aq të nevojshme për mbrojtjen e të drejtave të të gjithë qytetarëve. Hetimi zyrtar i ngjarjeve të dhunshme duhet të lejohet të vazhdojë pa asnjë lloj ndërhyrjeje,” tha Wollfarth.

“Ashpërsimi i mëtejshëm i ligjëratave politike publike, qoftë përmes medias, qoftë përmes ngjarjeve të organizuara masive publike të planifikuara gjatë ditëve dhe javëve në vazhdim, vetëm sa mund ta rëndojë një situatë tashmë të tensionuar. Gjithë drejtuesit e vendit, si në qeveri ashtu edhe në opozitë, duhet të veprojnë në mënyrë konstruktive dhe të dëshmojnë lidership në rikthimin e besimit publik dhe politik, në mënyrë që vendi të përqendrohet në qëllimet e tij kombëtare strategjike.”

a.y/NOA

KOMENTE