English

Zanetti: Do plakem zi-kaltër

E shtunë, 22 janar 2011, NOA- Javier Zanetti deklaron se nuk dëshiron të ndryshojë skuadër deri në momentin që do dalë në pension.

“Jam shumë i lumtur. Nuk kam pritur të shkojë aq gjatë me një ekip aq të madh si Interi. Jam shumë i kënaqur që kam luajtur gjithë këto ndeshje me fanellën kaltër e zi. Të jem kapiten për aq shumë vite është arsye më shumë për të qenë krenar. Unë kam kontratë edhe dy vjet, të cilën shpresoj se do ta përmbushi. Më pas do të gjykoj se si ndihem. Natyrisht e do ta përfundoj karrierën te Interi”, u shpreh futbollisti, i cili në këtë ekip mban shiritin e kapitenit.

a.y/NOA

KOMENTE