English

Al Jazeera: Kush e vrau demonstruesin?

Videoja e shpërndarë në internet ku tregohet vrasja e një protestuesi të Partisë Socialiste në trazirat e ditës së premte ka sjellë më shumë konfuzion se sa qartësi jo vetëm në shtypin vendas, por edhe në atë ndërkombëtar. Rrjeti AlJazeera në raportimin që i bën ngjarjeve në Shqipëri thotë se supozimet e para të bëjnë të kuptosh sikur të shtënat vijnë nga ana e djathtë. Videon që mund ta shihni dhe përbri këtij lajmi, e ka komentuar rrjeti informativ ndërkombëtar: “Por shikojeni burrin e thinjur që qëndron pranë viktimës që duket se ka një çadër në dorën e djathtë dhe një objekt tjetër në dorën e majtë. Menjëherë pas vrasjes burri pa uniformë largohet nga vendngjarja tepër i qetë dhe duket sikur nuk e ka mendjen tek ajo që sapo ndodhi”. Kjo situatë, thotë Aljazeera dhe media të tjera ndërkombëtare e krijuar në vazhdën e ngërcit politik që zgjat që prej një viti e gjysmë dhe e përkeqësuar nga ngjarjet e së premtes, por edhe nga akuzat e ndërsjella mes partive nuk i ndihmon aspak shqiptarët që duan të kenë një jetë më të mirë dhe as vendin që do të hyjë në familjen Europiane.

KOMENTE