Tiranë, 23 janar 2011, NOA- (Update) Kryeministri i vendit Sali Berisha përfundoi fjalimin në seancën e jashtëzakonshme parlamentare, duke u shprehur i vendosur në qëndrimin e tij, qeveria do qëndrojë. “Cila qeveri ka dhënë dorëheqjen për një ministër”, është shprehur Berisha në fjalën e tij, duke iu përgjigjur thirrjeve të Ramës për dorëheqje. Ndërsa lidhur me tre viktimat e demonstratës së 21 janarit ai theksoi se, është kërkuar hetim për çdo jetë të humbur. “Dua ta garantoj familjarët se organizatori i vrasjes së tyre ka vetëm një emër dhe ai është Edi Rama”, deklaroi kreu i qeverisë, duke shprehur keqardhje për viktimat. Lidhur me akuzat ndaj Gardës së Republikës, ai u shpreh së nga ana e saj plumbat janë drejtuar në ajër, sipas tij e vetmja përgjegjësi e Gardës është mbrojtja e territorit. Më tej Berisha theksoi se ishte Rama ai që urdhëroi sulmin ndaj policisë, dhe se kishte paguar persona për akte të tilla. Ai theksoi më tej se u kërkua nga ndërkombëtarët të bëhet ekspertiza. Në mbyllje të fjalës së tij Berisha përsëriti dhe njëherë kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor. a.y/NOA