English

Bum divorcesh në Britani, tradhëti online përmes Facebook

Britani, 23 janar 2011, NOA- Një numër në rritje i divorceve po trondit Britaninë e Madhe. Pavarësisht shkaqeve që shtyjnë në ndarje, si pasojë e mundësisë së shtuar për palët që pasi takojnë njerëzit, të flirtojnë me ta, madje jo rrallë të bëjnë edhe tradhëti. Por epidemia e radhës është Facebook, pasi nëse një mashkull shikon fotot e ndonjë vajze, flet me të në chat dhe krijon lidhje, atëherë për të dashurën e tij është më lehtë që ta zbulojë, pasi që për këtë shfrytëzohen profliet e rreme. Facebook është duke u konsideruar fajtori kryesor për ndarjet në rritje të çifteve, pasi që tani tradhtitë po bëhen online. Gazeta “The sun” shkruan: “Bashkëshortët të cilët kanë pasur dyshime për martesat e tyre kanë spiunuar dhe kanë gjetur dëshmi për aferat, të cilat kanë çuar drejt ndarjeve”, ka thënë Emma Patel e institutit Hart Scales & Hodges Solicitors gjatë një interviste. Duke vijuar më tej ajo ka deklaruar se, “Ne këshillojmë çiftet të heqin dorë nga faqet si Facebooku derisa të jetë zgjidhur divorci i tyre”, përfundoi ajo. Gjatë analizës së bërë për këtë shkak për eleminimin e divorceve, thuhet se është pikërisht shmangia e Facebook dhe mospërfshirja në listën e miqve, të ish-parterëve të mëparshëm, apo të atyre që janë në tentativë. a.y/NOA

KOMENTE