Sudan, 22 Janar NOA - Angazhimi në Sudan, për mbështetjen e përfundimit të luftës në Darfur, i ka kushtuar shtrenjtë George Clooney. Ylli i Hollivudit është sëmurë me malarie gjatë vizitës së tij të fundit në këtë vend të Afrikës. Lajmi është njoftuar nga vetë aktori në një intervistë të dhënë për CNN. Clooney ka ironizuar me këtë fakt duke thënë se mushkonjat që e kanë sulmuar atë “ndoshta kanë qenë në shërbim të Omar el Bashir”. Bëhet fjalë për presidentin e Sudanit, i cili është në kërkim për krime që ka kryer gjatë luftës në Darfur, nga Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë. Clooney ka qenë në Sudanin jugor, në fillim të janarit, për të nisur një iniciativë së bashku me Google për të parandaluar masakra të tjera në vend.
r.b/NOA