Tiranë, 23 Janar 2011 NOA - Në Spitalin Ushtarak të Tiranës, pengohen të vizitojnë Fiqiri Xibrin tre deputetë të PS, Vasilika Hysi, Ledi Shamku e Xhemal Qefalia. Denoncimi vjen nga selia e partisë më të madhe të opozitës.
“Nuk po lejohemi të vizitojmë të sëmurin në Spitalin Ushtarak”, deklaroi Vasilika Hysi duke konkretizuar se “nuk po lejohemi të vizitojmë Fiqiri Xibrin”.
Bëhet fjalë për kryetarin e Sindikatës së Minatorëve, Fiqiri Xibri, 53 vjeç, i cili po merr mjekim në spital.
Ai është nën gjendje arresti pasi figuron si një ndër 113 të arrestuarit në flagrancë gjatë demonstratës së dhunshme të 21 janarit të organizuar nga opozita.
“Kjo është një shkelje e hapur e ligjit sepse deputetët lejohen të vizitojnë pa autorizim personat e arrestuar apo të ndaluar”, - deklaroi Hysi.
e.r/NOA
Ja 113 të arrestuarit