English

Halimi: Prokuroria po “godet” Gardën

Tiranë, 23 janar, NOA – Ka shpërthyer sot në publik debati mes mazhorancës dhe Prokurorisë së Përgjithshme. Pas prerjes së fletë-arresteve për 6 drejtues të Gardës së Republikës dhe mos zbatimit të vendimit nga ana e Policisë së Shtetit, deputetët e PD-së e kanë cilësuar vendimin e prokurorisë si të pabazuar në ligj.

Deputeti dhe juristi, Eduard Halimi tha për mediat se Prokuroria duhet të publikojë fletë-arrestet. Sipas tij masa e ndalimit, kërkohet për punonjësit e dhe drejtuesit e Gardës duke u bazuar vetëm në nenin 253, që lidhet me largimin nga vendi të të dyshuarit. Sipas tij është e papranueshme që të akuzosh drejtuesit dhe Komandantin e Gardës së do të largohen nga vendit.

Halimi tha se “forcat e Gardës ishin në krye të detyrës, dhe se urdhër-arrestet janë në kundërshtim me ligjin”.

a.k/NOA

KOMENTE