English

Kapet një person, ndihmoi 5 marokenë të kalonin kufirin pa pasaportë

Shkodër, 23 janar 2011, NOA – Uniformat blu të Shkodrës kanë prangosur mbrëmë 39-vjeçarin Ilir Isufi, i cili kishte ndihmuar disa shtetas të huaj të hynin në Shqipëri në mënyrë të paligjshme. Blutë e Shkodrës informojnë se arrestimi i Ilir Isufit u krye mbrëmë rreth orës 19.30.

Isufi u kap në flagrancë duke ndihmuar dhe trafikuar në mënyrë të paligjshme 5 shtetas të huaj, të cilët po i dërgonte në destinacion me automjetin e tij të tipit Benz ML.Cdi me targa X261JVT.

Isufi u vuri në dispozicion makinën e tij për kalimin e paligjshëm të kufirit pesë personave, Hazim Abdulla Mexhid 24 vjeç lindur në Kazablanka, të Marokut me shtetësi marokene; Hasan Zaid Myftakiri 21 vjeç lindur e banues në Suksebet të Marokut me shtetësi marokene; Hasan Halife Ubakand 27 vjeç lindur dhe banues në Suksebet të Marokut me shtetësi marokene; Reshid Ahmed Nexhi 24 vjeç lindur dhe banues në Kazablanka edhe ky me shtetësi marokene si dhe shtetasit nga Siria Zeid Adil Mamuri 22 vjeë lindur në Bagdat në Irak dhe banues prej 7 vitesh në Shtetin e Sirisë. Shtetasit e lartpërmendur ishin pa Pasaporta dhe kishin hyrë në Shqipëri nga kufiri i gjelbërt në zonën e Gjirokastrës.

Për shtetasin Ilir Isufi policia kreu të gjitha veprimet procedurale, ndërkohë që ndaj tij rëndon tashmë akuza për veprën penale të dhënies së ndihmës për kalimin në mënyrë të paligjshme të kufirit.

mit/NOA

KOMENTE