Prizren, 23 janar 2011, NOA – Efektivët e policisë së Kosovës kanë arritur të konfiskojnë sot në pikën e kalimit kufitarë në Merdare rreth 6 kg substancë narkotike që dyshohet të jete heroinë. Sasia e drogës u konfiskua sot në orën 08:50 në një autobus që udhëtonte në relacionin Rahovec-Prizren Kosovë-Lins-Austri. Droga është gjetur në një valixhe ndërsa po kryheshin procedurat e kontrollit kufitar. Policia e Kosovës gjeti në valixhen e dyshimtë shtatë pako, ku secila syresh përmbante afro 1 kilogram drogë të tipit heroinë. Mësohet se në momentin e ndalimit autobusi ishte duke qarkulluar në relacionin nga Kosova drejt Austrisë pra duke hyrë në Republikën e Serbisë. Çështja në fjalë po hetohet nga Drejtoria për hetimin e trafikimit të substancave narkotike në kuadër të drejtorisë së përgjithshme të policisë së Kosovës. mit/NOA