Lezhë, 23 janar 2011, NOA – Uniformat blu të Lezhës kanë arrestuar në flagrancë sot në orën 08.00 të mëngjesit, 21-vjeçarin Maksim Gojçaj, me akuzën për prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike. I arrestuari, i cili është banues në lagjen “Besëlidhja” të qytetit të Lezhë u prangos pasi gjatë një kontrolli të ushtruar ndaj tij në orën 02.00 pas mesnate atij iu gjet një sasi e dyshuar si lëndë narkotike, e cila ishte futur në një qese që shërben për mbajtjen e duhanit.
Sipas policisë qesja përmbante 14 gram lëndë narkotike bashkë me ambalazhin, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Blutë e Lezhës ia kanë kaluar dokumentacionin hetimor ndaj Maksim Gojçaj Prokurorisë së Lezhës.
mit/NOA