Tiranë, 23 janar 2011, NOA- Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta gjatë fjalës së tij në Parlament deklaroi se, “Policia e Shtetit duhet të bënte më shumë për të parandaluar më shumë atë që ndodhi institucionet e Shtetit”.
Ai vijoi fjalën e tij duke thënë se, vetëm dy ditë me parë e kishte paralajmëruar kreun e opozitës që të hiqte dorë nga dhuna.
“Nuk ishin horra policët, por horra ishin horrat e kryehorrit”, deklaroi Meta lidhur me akuzat e kryesocialistit Rama.
Më tej ai vijoi duke thënë se, “Ne sot duhet ti japim solidaritetin dhe mbështetjen më të madhe Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës që u mbrojt rendi dhe siguria në vend”.
Lidhur me protestën e grave socialiste ditën e sotme, Meta tha se, “U flak flamuri shqiptar si leckë, nuk ju vjen turp që jeni nënat dhe motrat e atyre horrave që qëllonin mbi policët, po ata policë nuk kanë nëna, nuk kanë motra, nuk kanë fëmijë”.
Sipas kreut të LSI-së, të gjitha ata që kanë vënë dorë mbi policinë, të shpallen në kërkim, pasi nuk mundet të shkatërrohen themelet e një shteti të ndërtuar me sakrifica të tëra.
a.y/NOA