English

Mungon opozita, Patozi akuzon Ramën: Politika bëhet në parlament e jo në rrugë

Tiranë, 23 janar 2011, NOA- Në hapje të seancës së sotme parlamentar, kreu i grupit demokrat parlamentar, Astrit Patozi ju drejtua deputetëve në sallën e Kuvendit, duke akuzuar kreun e opozitës. “Edvin Rama, ke përgjegjësi për ato që ndodhën, por edhe për ato që nuk ndodhën në 21 Janar, pasi në një demonstratë të dhunshme mund të ndodhë gjithçka”, u shpreh Patozi që në hapje të fjalës së tij. “Ne bëmë që të dështojë grushti i shtetit”, tha më pas ai, duke e sulmuar Ramën si ideatorin e tij. Sipas tij, Rama po e fut vendin në një konflikt që nuk ekziston. Ai e dënoi mospjesëmarrjen e deputetëve të opozitës në seancën e sotme plenare, duke e cilësuar si thellim të veprimit të tyre kundër shtetit dhe institucioneve, si dhe theksoi se debati politik bëhet në rrugë e jo në demonstrata. a.y/NOA

KOMENTE