English

Olldashi: Edi Rama të marrë përgjegjësinë ligjore

Tiranë, 23 janar 2011, NOA – Duke e akuzuar Edi Ramën si përgjegjësin e vrasjes së tre demonstruesve, deputeti i Partisë Demokratike, njëherësh Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi deklaroi sot se “të gjithë shqiptarët kërkojnë vënien përpara përgjegjësisë ligjore dhe historike të të gjithë atyre që programuan, planifikuan, udhëhoqën dhe morën pjesë në përpjekjen për grusht shteti dhe rikthimin e Shqipërisë në rrugën e mbarë drejt së ardhmes që të gjithë ne e meritojmë”. Olldashi theksoi se ata që në emër të karriges së pushtetit iu vërsulën të tërbuar godinës së kryeministrisë duke përdorur qytetarët si mish për top duhet të përgjigjen për këtë akt.

“Horrat që kërkojnë të përdorin qytetarët si mish për top, dhe që ndjellin vdekjen e 13 mijë shqiptarëve, për të ngritur mbi pirgun e të vdekurve karrigen e tyre të pushtetit, horrat që sulmuan me çdo mjet godinën e qeverisë së këtij vendi, horrat që shkulën pllakat e bulevardit për të përsheshur, sipas urdhërit politik fytyrën e punonjësve të policisë së rendit, fytyrën e ligjit, horrat që në emër të arrivizmit të një individi, dogjën dhe plaçkitën pronën e qytetarëve të Tiranës, makina e dyqane, horrat që përdorën flamurin e shenjtë të shqiptarëve si armë për të sulmuar mbrojtësit e tij, horrat që dogjën edhe pemët dhe shkurret dekorative në emër të urrejtjes së qenit të tërbuar”, risolli në vëmendje deputeti Olldashi.

Ai tha se Edi Rama e ka vijuar sulmin e tij duke i konsideruar horra dhe injorantë ata që mbrojtën institucionet.

“E gjitha kjo, nuk është asgjë tjetër, veçse vazhdimi i skenarit të grushtit të shtetit, që nisi dy ditë më parë me hunj, shkopinj, bomba Molotov, dinamit dhe armë zjarri”, nënvizoi Olldashi.

Në këtë kontekst ai akuzoi prokurorët që urdhëruan arrestimin për gjashtë gardistët si persona, të cilët “zhveshën kostumet e ligjit dhe lidhën në kokë maskat politike, për të qëlluar përsëri mbi fytyrat dhe trupat e gjakosur të punonjësve të policisë dhe Gardës së Republikës.

Olldashi bëri me dije se ishin qytetarët ata që u ndanë nga bandat e rrugeçërve të paguar, të cilët sipas tij me aktet e dhunës donin të rikthenin vitin 1997.

“Asnjë herë më parë, shoqëria shqiptare nuk ka patur më shumë solidaritet se sa sot. Ata që kanë në dorë dhe që kanë zgjedhur me vullnet të lirë se nga kush qeverisen, dhe që nuk pranojnë të ecin as edhe një hap të vetëm mbrapa, për hir të obsesionit për pushtet të një njeriu të çmendur”, deklaroi Ministri i Transporteve Sokol Olldashi.

mit/NOA

[media id=24 width=320 height=240]

KOMENTE